Situata në veri të Kosovës është e tensionuar. Pas shefit të NATO-s, ishte edhe gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein i cili u shpreh se nacionalistët po mobilizohen në Serbi dhe se situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor po plotëson dëshirat e Rusisë së drejtuar nga Vladimir Putin.
Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po përparon siç duhet, teksa shton se asnjë kufi në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim.
Por a reflektohen kambanat e alarmit në terren? Për situatën e sigurisë në Kosovë zhvilluam një bisedë në “Skype” me ekspertin e sigurisë, Avni Islami. Ai u shpreh se Beogradi mund të kalojë tek lufta hibride. Theksoi se qëllimi i parë dhe i vetëm i Serbisë është Trepça.
“Serbia po përdor të gjitha format për të destabilizuar veriun e Kosovës. Veriu i Kosovës, Serbisë madje i duhet edhe pa serbët lokalë.
Serbia është e gatshme t’i sakrifikojë që të ketë kompetencë dhe ta aneksojë veriun sepse atje është një gjigant, Trepça, burim i mineraleve të ndryshme mund të përdoren deri madje edhe për bombën bërthamore.
Duke ditur rëndësinë e Trepçës, Serbia është e interesuar që përmes Asociacionit për ta kontrolluar veriun e Kosovës” tha ai. Por çfarë do të ndodhë në vijim? Për më shumë ndiqni intervistën e plotë te “5Pyetjet.al”.