Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Kosovë. Njëri në Prishtinë e tjetri në Suharekë.
Sipas policisë, rasti në Prishtinë është raportuar të enjten rreth orës 05:30. “Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa rasti në Suharekë ka ndodhur të enjten rreth orës 15:40 minuta. “Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellë pa shenja jete”, thuhet në raport