Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është Edmond Zero, i cili ishte duke shkuar në punë mëngjesin e sotëm, kur ka ndodhur aksidenti.
40-vjeçari ndodhej në furgon së bashku me një shqiptar tjetër, kur u përplasën me një makinë “Volkswagen”.
Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.