-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia “shuplakë” Skëndërbeut, goleadë për një vend në katërshen e parë

Kryesoret

Vllaznia ka mundur një rivalë direkt si Skëndërbeu kur bëhet fjalë për top katërshen në renditje.

Shkodranët dominuan me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e fundit të vitit 2023.

Dy skuadrat nuk prodhuan shumë rrezikshmëri në pjesën e par, por vendasve u mjaftoi në këtë fraksion loje goli i Grudës për të kaluar në avantazh.

Sërisht Gruda dyfishoj avantazhin në fillimin e pjesës së dytë, duke ndryshuar totalisht vazhdimin e lojës.

Skënderbeu u hodh plotësisht në sulm për të rihapur sfidën dhe gaboi shumë në prapavijë, duke i dorëzuar topin me vazhdimësi shkodranëve të cilët shfrytëzuan maksimalisht çdo rast.

Ata shënuan me Balajn, përsëri Grudën e në fund edhe me autogolin e Frashërit që vulosi fitoren e thellë 5-0 që “blindon” vendin në katërshe për kuqeblutë në fundin e gjysmës së sezonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit