Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka bërë një paraqitje spektakolare me David Guettan gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klube, të premten pasdite..
Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe shpërtheu duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj.
U përdorën efekte piroteknike me tym, zjarr dhe shkëlqim për performancën mahnitëse para turmës prej mijëra njerëzish, të cilët ishin aty për të parë ndeshjen Manchester City kundnër Fluminese.
David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha.
Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar.