-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë e mora informacionin”! Si e goditi polici makinën e shefes së gjykatës?

Kryesoret

Makina e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme. Automjeti i gardës është goditur nga mbrapa teksa ishte në lëvizje, por fatmirësisht pa u lënduar asnjë persona.

Një makinë policie e goditi nga pas, dhe dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë. Ish-deputeti Lefter Maliqi tha për “5Pyetjet.al” se nuk ka vend për konspiracion dhe se e kishte informacionin si kishte ndodhur ngjarja.

Unë e mora informacionin. Ka qenë një polic me uniformë me shpejtësi që ka goditur eskortën. Këto janë gjëra që ndodhin. I bën edhe Zoti. Mbase nuk do ta gjeshë nga ligji dhe robi, por nga Zoti. Çfarë nuk ndodh” tha ai.

Më 26 dhjetor gjyqtarja Gjoka caktoi seancën për shqyrtimin e kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë ‘nga detyrim me paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

FOTO/ Kjo është eskorta e shefes së Gjykatës Speciale që u përplas në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit