-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të shkonin në Vjenë për Krishtlindje, turistët bllokohen në autobus për 17 orë

Kryesoret

Rreth 100 turistë grekë nga Selaniku të cilët po udhëtonin drejt Austrisë për të festuar Krishtlindjet, mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga për në Vjenë.

Mediat greke shkruajnë se stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena. Mes tyre kishte të moshuar dhe fëmijë të vegjël.

Pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në autobusët e bllokuar për t’u hapur rrugën turistëve të rraskapitur nga pritja e gjatë brenda në autobus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit