Një 47-vjeçar në Itali u paraqit në spital i plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas “il messaggero” 47-vjeçari u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.
I plagosuri është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016, për të cilën 47-vjecari ishte arrestuar.
Hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, dhe raportohet se dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh në fushën e trafikut të drogës, sesa për ndonjë konflikt të çastit.