-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikanët urojnë Krishtlindjet, ja urimet e tyre

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë ka uruar besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjeve:

Postimi i plotë:

“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, thuhet në mesazhin e kreut të PL-së.

Dhe kreu i partisë demokratike ka vendosur të bëj një urim për Krishtlindjet.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen!

Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.

Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar!

Ndërkohë dhe një urim ka ardhur dhe nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Postimi i plotë:

Me rastin e festës së bukur të Krishtlindjes, u uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shqiptarëve shëndet, mbarësi e bekime në familjet e tyre.
Besimi ndaj Jezusit është frymëzimi për të ecur drejt Dritës që mund errësirën, drejt Paqes që mund luftën, drejt Shpresës që mund dëshpërimin, drejt Jetës që mund vdekjen.
Sot, toka ku lindi Krishti, nuk ka qetësi. Në prag të Krishtlindjes, uroj e dëshiroj që qytetarët dhe fëmijët palestinezë dhe izraelitë të shpëtojnë nga tmerret e luftës dhe të gëzojnë frytet e paqes. Që qytetarët e Ukrainës dhe të kombeve të pushtuara të çlirohen dhe të jetojnë të lirë në shtëpitë e tyre.
Shëndet e bekime për të gjithë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit