-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për rezultatin zgjedhor

Kryesoret

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me OSBE-në  në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore.

Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në njoftim thuhet se konstatimet shqetësuese të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) se zgjedhjet u dëmtuan nga gabime të shumta procedurale, presion ndaj zyrtarëve publikë dhe abuzim me burimet publike, dhe se, këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partive në pushtet, krijuan kushte të padrejta.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Serbisë që të punojë ngushtë me OSBE-në për t’i adresuar këto shqetësime”, shkruan ata, duke shtuar se pretendimet për parregullsi, të raportuara nga ODIHR-ja dhe ekipe të tjera vëzhguese të zgjedhjeve, duhet të hetohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit