Një person është djegur brenda makinës në rrugën “Kastriotët” në Prizren. Policia e Kosovës deklaron se sipas hetimeve të para, dyshohet për vetëvrasje.
“Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.
Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftim.