-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja si u festuan Krishtlindjet në Durrës, Korçë, Shkodër e Fier

Kryesoret

Ditën e sotme është një festë e madhe për besimtarët e krishterë në vendin tonë. Atmosfera festive ka arritur tashmë dhe kudo në vend është festuar në meshat e shenjta.

Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, ku dhe u bë thirrje për më shumë dashuri dhe paqe kudo.

Padyshim që festimet nuk mund të mungonin në qytetin e Durrësit. Mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës.

Gjithashtu Krishtlindjet u festuan edhe në katedralen Ringjalllja e Krishtit në qytetin e Korçës ku mesha u udhëhoq nga mitropoliti i hirësi Johani.

Në kishën Shen Gjergji të qytetit të Fierit, është mbajtur mesha e ngjalljes së Krishtit dhe janë kryer shërbesat nga Metropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla.

Edhe në Fushe Arrëz vigjilja e Krishtlindjes u prit në kishën Shën Jozefi të zonës, teksa besimtarët pritën lindjen e Krishtit me lutje për një botë më të mirë e pa luftëra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit