-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi prekës i babait që humbi familjen në Gaza: Erdhëm këtu për të vdekur!

Kryesoret

Ministria e shëndetësisë në Gazë e cila drejtohet nga Hamasi ka bërë me dije se një sulm ajror izraelit vrau të paktën 70 njerëz.

Një baba tha se kishte humbur vajzën dhe nipërit e tij, duke shtuar se familja e tij kishte ikur nga veriu për siguri në Gaza qendrore.

“Ata jetonin në katin e tretë të njërës prej ndërtesave”, tha ai. “Muri u shemb mbi ta. Nipërit e mi, vajza ime, burri i saj – ikën të gjithë. Ne jemi të gjithë në shënjestër. Civilët janë në shënjestër. Nuk ka vend të sigurt. Ata na thanë të largoheshim nga qyteti i Gazës – tani erdhëm në Gazën qendrore për të vdekur”, tha ai.

Një zëdhënës tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të familjeve që jetojnë në zonë. Ushtria izraelite i tha BBC-së se po shqyrtonte raportet për sulmin.

Mediat izraelite shthonë se Egjipti ka paraqitur një propozim të ri për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit