-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: A u kërcënua Irena Gjoka?

Kryesoret

Irena Gjoka është gjyqtare e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit, që, disa javë më parë dha vendimin “detyrim paraqitje”, për deputetin Berisha, që është në të njëjtën kohë edhe kreu i Foltores apo Rithemelimit.

Këto ditë, e njëjta gjykatëse do të vendosë lidhur me kërkesën e re të Prokurorisë Speciale, që  tashmë, pas heqjes së imunitetit të deputetit Berisha, kërkon një masë më të lartë sigurie, arrest me burg.

Irena Gjoka , së bashku me prokurorin Arben Kraja, janë sot dy punonjësit e strukturave të reja të drejtësisë, më të sulmuara nga opozita, veçanërisht nga deputeti Berisha. Kërcënimi i tyre, deri me largim nga jeta përmes hakmarrjes vetiake, si ndodh në emisionet e TV Syri, apo në deklarimet e deputetëve të ndryshëm, të shfaqur si skifterë, që përsëritin të njëjtat kërcënime si vetë deputeti Berisha, kanë detyruar strukturat e larta të shtetit të shtojnë sigurinë.

Ditën e premte, në mbrëmje, eskorta e Gardës së Republikës, e cila kishte në shoqërim djalin e gjyqtares Gjoka, u përfshi në një aksident.

Njëra nga makinat në aksident ishte me targa zviceriane, tjetra drejtohej nga një punonjës i Policisë Rrugore. Çuditërisht, në deklaratën e parë të Policisë Rrugore mohohej se në mjetin ku ishte i shoqëruari, nuk kishte pasur asnjë njeri, çka u përgenjshtrua menjëherë nga Garda e Republikës.

Policia rrugore, po ashtu, si vepruan më pas edhe organet e specializuara të së njëjtës polici, shpejtuan të saktësojnë se e gjithë kjo kishte qenë një aksident i rëndomtë, nga ata që ndodhin çdo ditë në rrugët e Shqipërisë.

AMP i mbylli hetimet për aksidentin ku u përfshi eskorta e gjyqtares Irena Gjoka, por hamendjet nuk mund të mbyllen, ashtu si dyshimet e arsyeshme që nuk kanë të bëjnë me një rast të zakonshëm aksidentesh, por përtej saj.

Dyshimi i parë qëndron në sigurinë e lëvizjes së eskortave të shoqëruara nga garda e Republikës. Kaq e lehtë qenka, qoftë edhe për një polic të rrugores që të futet në mesin e eskortës dhe, megjithë paralajmërimet për largimin nga lëvizja e eskortës ai të vazhdojë të ndjekë të nj[ëjtën linjë, për afro 20 km, që nga Rinasi dhe deri në shesh rrotullimin e Selitës?

Të jetë kaq e lehtë që, një mjet me targa të huaja të bëhet pjesë e lëvizjes, të mos ndikohet askush nga e gjithë kjo, aq më tepër kur tashmë dihet se zonja Gjoka është në disa rrethana të veçanta për profesionin dhe jetën e saj?

Dyshimi i dytë qëndron në faktin që, në të gjithë këtë gjatësi rruge, tepër të rëndësishme, ku kanë ndodhur edhe ngjarje të rënda, për më tepër rrugë e re dhe ndërlidhëse mes veriut dhe jugut, të funksionojë vetëm një kamera.

Raporti i Agjensisë së Mbikqyerjes Policore  thekson se: “Nga ana jonë u kqyrën kamerat në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, dhe e vetmja kamera që ka fiksuar momentin e kalimit të mjetit të Gardës së Republikës ndodhet e instaluar poshtë mbikalimit të Kasharit në orën 20:47”.

Që nga mbikalimi i Kasharit, në dalje të rrugës së Rinasit dhe deri në shesh rrotullimin e Selitës, është një rrugë bukur e gjatë, por, asnjë kamera e sigurisë nuk funksionon. Nuk mund të verë askush në dyshim këtë konstatim, por vihet në dyshim mundësia e papritur që, në një ditë të premte, kur trafiku është i rënduar, askush nuk trazohet pse e gjitha një arterie kryesore e udhëve të republikës nuk është e mbikqyrur.

Isidor Heta është polici, i cili u përplas mbrëmjen e së premtes me makinën e Gardës, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.  Në momentin e aksidentit ai udhëtonte me mjetin me targa zviceriane, jo me mjetin e policisë. Sipas informacionit fillestar të dhënë nga gardistët shqoërues, policit të rrugores, që ishte futur në mesin e eskortës, i është dhënë tri herë sinjali që të largohet, por ka vazhduar shoqërimin. Çuditërisht, sipas tyre, që nga Rinasi dhe deri në vendin e aksidentit.

Isidor Heta, sipas të dhënave të para ka qenë njëri ndër gardistët e ngjarjeve të 21 janarit, mendohet se për disa kohë ka qenë edhe grupin e shoqërimit të deputetit Berisha, në kohën kur ai ishte kryeministër.

Nuk mund të hamendësoj se veprimi i tij ka qenë i qëllimshëm, por sidoqoftë i dënueshëm. Autoriteti AMP, që ka bërë verifikimin e ngjarjes, me siguri që është i bindur në aksidentin e sipërm, ashtu si kushdo ka të drejtë të mendojë përse pikërisht tani, përse pak ditë para vendimit që mund të dërgojë deputetin Bwerisha në arrest shtëpiak, qoftë edhe për pak ditë, e, për më tepër, përse nga një ish gardist i ngjarjeve të 21 janarit?

Sidoqoftë, dashje apo pa dashje, sinjali është dhënë. Një veprim i nxituar, që nuk mund të lidhet aq thjeshtë me pretendimin se lagështira në rrugë e kishte bërë të humbasë kontrollin, pasi rregullat e qarkullimit e saktësojnë si bëhet lëvizja në një kohë të tillë, dhe ai duhet ta dijë më mirë se të tjerët, ka dhënë një sinjal të pa dëshiruar nga askush. Edhe nga vetë deputeti pa imunitet, Berisha.

Sinjali i dhënë rastësisht është i rëndë, i dëmshëm dhe domethënës.

Dua të besoj në një rastësi fatkeqe. Se ka pasur edhe raste të tjera “të rrëshqitjes” së mjetit në një kohë me lagështirë dhe pasojat janë të njohura për të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit