Serbisa ka marrë një vendim të papritur për të lejuar mjetet me targa RKS që të qarkullojnë.
Vendimi është bërë i ditur sot në mes të protestave që kanë përfshirë Serbinë kundër Vuçiçit për shkak të konstatimeve se ka pasur manipulime në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Kosova ndërkaq 2 herë e ka shtyrë afatin për t’u mundësuar serbëve t’i regjistrojnë mjetet në RKS. Mbi 4200 qytetarë atje mësohet se i kanë ndërruar targat deri tani.
Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatori serb Petar Petkoviç ka tha se Serbia po e zbaton marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes të nënshkruar nga Borko Stefanoviç që ka të bëjë targat RKS, letërnjoftimet dhe patentën.
Sipas tij, ky vendim është marrë duke e pasur parasysh obligimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, e jo veç Asociacionin siç ka thënë ai.
Vendimi për hyrjen e automjeteve nga Kosova sipas asaj që ka njoftuar Petkoviç do të hyjë në fuqi nga 1 janari.
“Ai vendim në fakt ishte obligim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila i referohet targave të RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, futjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe raporti i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogu”, ka thënë Petkoviç ndër të tjera.