Në ditën e fundit të lirisë, Sali Berisha në të hënën e Krishtlindjes doli në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.
Kryefjalë ishte dosja e kompleksit “Partizani”, sulmet për drejtësinë dhe qeverinë me Edi Ramën në krye. Ish-kryeministri kërkoi që qytetarët të marrë shembullin e opozitës në Serbi që është ngritur kundër presidentit Vuçiç që e akuzojnë për vjedhjen e votave.
“Ne duhet të përballemi, opozita e Beogradit u fut në parlament sepse Vucic u grabiti votën. Opozita shqiptare duhet të mbrojë, të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile armikun më të egër të lirisë së tyre, Edi Ramën. Unë besoj se kjo është rruga që duhet të ndjekim. Kjo është rruga e fitores” tha ai.
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të penguar qindra mbështetës të opozitës që provuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit, në shenjë proteste ndaj atyre që vëzhguesit thanë se ishin parregullsi të gjera gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se protestat ishin një përpjekje e organizuar nga jashtë për të rrëzuar qeverinë. Ai tha se më shumë se 35 persona u arrestuan dhe paralajmëroi më shumë arrestime.
Kaos dhe protesta kundër Vuçiç, studentët bllokojnë hyrjen në ministri