Dhjetë vjet më parë data 29 dhjetor 2013, ndryshoi përgjithmonë jetën e Mikael shumakerit dhe të familjes së tij. “Corriere della Sera” ka bërë një pasqyrë të gjendjes së legjendës së Formulës 1 dhe Ferrarit.
Si gjithmonë, fshehtësia e madhe mbretëron në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, nënvizon Xhorxho Terruci. Ajo që dimë me siguri është se Shumi merr frymë në mënyrë të pavarur, se fizioterapisët punojnë për ta bërë atë të ruajë tonin e mjaftueshëm të muskujve, por edhe se ai është i palëvizshëm dhe nuk flet.
Familja është gjithmonë pranë tij: Mik, Xhina Maria dhe gruaja e tij Korina flasin me të, por pa e ditur se deri në çfarë pike mund të dëgjohen.
Në fakt, vetë mjekët nuk dinë mjaftueshëm për mekanizmat e tij të thellë të trurit. Javët e fundit, për Shumakerin është folur sërish pas një investigimi gazetaresk nga “ARD”, transmetuesi kryesor publik i radios dhe televizionit gjerman, i cili u fokusua në dy aspekte kyçe të aksidentit.
E para pakujdesia e kampionit gjerman, i cili doli nga pista me skijimi i tij në kushte të pamjaftueshme dëbore, Ndërsa aspekti i dytë dhe vlerësimi i gabuar i gjendjes së tij shëndetësore nga ekipet e shpëtimit, të cilët do të kishin ndryshuar rrugën gjatë transportit me helikopter, duke humbur minuta të çmuara.
Të gjitha këto kërkime te thelluara marrin kohën e tyre dhe nuk mund të ndryshojnë realitetin e 10 viteve të fundit. Në këtë periudhë kohore, siç shpjegon “Corsera”, Korina shiti asetet e tepërta familjare, si avioni, vilat në Alpet franceze dhe në Norvegji, duke investuar gjithçka në rezidencën në Gland të Zvicrës, ku ishte ngritur klinika kompani private, që ende e ndihmon atë ditë e natë.