Një zjarr ka përfshirë një qendre tregtare në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë katin e tretë të qendrës tregtare “Metropol”.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie si edhe ato të shërbimit zjarrfikës. Në qendrën tregtare ndodhen njerëz të cilët po nxirren me urgjencë jashtë ambienteve të bizneseve.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve si dhe evakuuimin e personave. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.