-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin detaje nga sulmi me armë në Kamëz, Koleci iu kishte ngacmuar mbesën në Instagram

Kryesoret

Disa detaje të reja kanë dalë nga sherri në Kamëz mes 3 personave ku Jetmir Koleci qëlloi me armë drejt vëllezërve Halili.

Konflikti mes tyre ka nisur rreth 2 muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare.

Jetmir Koleci ka ngacmuar mbesën e mitur  të vëllezërve Halili në Instagram nëpërmjet një adrese false.

Vajza e mitur, edhe pse llogaria në fjalë ka qenë pa emër real, mësohet se ka arritur ta identifikojë 33-vjeçarin në bazë të gjuhës së komunikimit.

Ajo ka lajmëruar familjen dhe disa prej vëllezërve Halili kanë dhunuar Kolecin, e ky i fundit ka përfunduar në spital.

Në vijim, Jetmir Koleci, për disa ditë me radhë i ka provokuar vëllezërit me makinë duke xhiruar gomat, deri ditën e diel kur vëllezërit Halili kanë dalë me shpejtësi dhe sapo janë afruar ka qëlluar me armë.

/Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit