-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi reagon për sulmin kibernetik: Nuk kemi humbje të të dhënave

Kryesoret

Ditën e djeshme grupi i hakerave “Homeland Justice” ditën e djeshme ka njoftuar në Telegram se kishte hakeruar faqen zyrtare të parlamentit.

Për këtë njoftim ka ardhur një reagim zyrtar nga Kuvendi i  Shqipërisë ku thuhet se nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik por po punohet që dëmi të rikuperohet.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Jo vetëm “ONE”, hakerohet dhe “Air Albania” me faqen e Parlamentit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit