Java nis me debate dhe akuza të forta politike. Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit por kryefjalë pritet të jetë protesta që ndodhet në ditën e 44.
Rendi i Ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
- Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.
-
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.
11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.
12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.
13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.









