Një prej protestuesve ka njoftuar se të enjten do të zhvillohet një tjetër protestë para Kuvendit, në orën 10:00, si reagim ndaj asaj që ai e cilëson si dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestën e 30 qershorit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish para Parlamentit dhe paralajmëroi edhe forcat e policisë për kujdes gjatë angazhimit të tyre.
“Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi… nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen”, u shpreh protestuesi.
Ai shtoi gjithashtu se institucionet, sipas tij, nuk përfaqësojnë qytetarët dhe diasporën.









