-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Berisha duhet të ruhet me policë tek dera! Avokati: Nuk ka rrezikshmëri!

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon që Sali Berisha duhet të ruhet me policë tek dera në momentin që do të jetë në arrest shtëpie. Kjo masë është për të parandaluar mundësinë që ish-kryeministri të largohet nga shtëpia. Për avokatin Genci Gjokutaj është masë është e pa argumentuar.

Seanca e sotme sikur ishit njohur kishte të bënte me kërkesën për zëvendësimin e masës së zotit Berisha në arrest shtëpie. Ne i kërkuam gjyqtares të japë dorëheqjen për shkakun e bërë të ditur për shkak njëanshmërie. Ajo nuk u shpreh.

Ne e kishim dorëzuar në sekretarinë e gjykatës të gjithë kërkesën me provat, kur Berisha ka qenë kryetar i KLD-së në shkurt 1996 dhe ajo ishte shkarkuar. Bëmë një set pyetjesh. Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për nesër në orën 11:00.

Masa e sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pa mbështetur në ligj. Kjo tregon se nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj” tha ai.

Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri.

Kjo nuk mund të krahasohet me zotin Berisha. Për këtë nuk kishte argumente” tha ai. Por ku do ta vuajë masën e sigurisë Berisha? “SPAK ka kërkuar që të bëhet në shtëpi. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do u njoftojmë” tha avokati. Seanca do të zhvillohet nesër në orën 11:00.

Berisha me byzylyk apo policë tek dera/ Avokati te “5Pyetjet.al”: A i lejohet Facebook-u?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit