Situata e trafikut në aksin Tiranë-Elbasan ka qenë e rënduar, me qarkullim të ngadaltë nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë drejt juglindjes ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, veçanërisht gjatë fundjavave dhe sezoni veror.
Problematikat më të mëdha janë paraqitur në zonën e “Hinkës së Bradasheshit”, ku krijohen radhë dhe bllokime të shpeshta.
Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore, menaxhimi i situatës është i vështirë për shkak të infrastrukturës të kufizuar dhe numrit të madh të mjeteve.
Policia apelon për kujdes të shtuar dhe sugjeron përdorimin e rrugëve alternative ose planifikimin e udhëtimeve jashtë orareve të pikut për të shmangur bllokimet.
/5pyetjet.al









