Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste drogë.
Gjatë kontrollit policor që është bërë, Klevis Agollit i është gjetur një sasi heroine dhe kokaine si dhe i janë sekuestruar disa mjete të cilat i përdorte për përdorimin e drogërave.
Lëndët dhe mjetet u sekuestruan si provë materiale, bashkë me automjetin dhe me celularin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.