SPAK ka kërkuar masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mbikëqyrje e tij nga forcat e policisë.
Për këtë Berisha u përgjigj se është një urdhër nga Edi Rama dhe jo nga SPAK, dhe se e gjithë procedura është antikushtetuese.
Për zbatimin e masës së sigurisë Berisha tha se “jo një por dy batalione të vërë Rama te pallati i tij”, asgjë nuk i bën përshtypje.
“Është kërkesa e Edi Ramës. Mos ngatërroni gjërat. Ky është një proces i mirëfilltë politik. Është kërkesa e Ramës. Në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Berisha do ta kthente atë si kalbësirë.
S’ka ccudi, ky është ansambël i kontrolluar nga Rama, i cili mendon se do të zgjasë në këtë mënyrë pushtetin e tij, por do të ndodhë e kundërta.
Ju garantoj se PD nuk do ta ndalojë asgjë në mosbindjen e saj civile dhe vendosmërish për të përmbysur këtë regjim që ka zëvendësuar ligjet me kodin e mafies. Gjithçka shihni ju zhvillohet një betejë mes ligjit dhe antiligjit” tha Berisha.
SPAK: Berisha duhet të ruhet me policë tek dera! Avokati: Nuk ka rrezikshmëri!