-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia tek dera/ SPAK izolon Berishën: Mund të flasë vetëm me familjen

Kryesoret

SPAK-u kërkon që Sali Berisha jo vetëm që duhet të ruhet me policë tek dera, por as të mos ketë komunikim me asnjë person, veç familjarëve me të cilët banon në apartamentin në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë. Këto janë orët e fundit të Berishës në liri të plotë. GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.

Kjo për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri. Ato kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë, madje gjatë kohës që u bë publike vendimi për shtyrjen e caktimit të masës së “arrestit në shtëpi” për të, ish-kryeministri po mbante fjalim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në selinë blu.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv”. Në dosje thuhet se ish kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të privatizojë kompleksin duke shkelur ligjin. Malltezi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit