Mediat italiane raportojnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur, kanë humbur jetën 4 persona.
Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino.
Fëmijët e mitur në autobus, nga mosha tre deri në tetë vjeç u plagosën lehtë, teksa 7 prej tyre janë shtruar në spital.
Mësohet se viktimat e këtij aksidenti janë janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare.
Po ashtu mësohet se humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Autobusi me fëmijë përplaset me një ambulancë në tunel, 4 të vdekur