Masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës pritet të vendoset ditën e enjte në orën 15:00. Prokurorët kërkojnë arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por avokati Genci Gjokutaj tha se institucioni veproi si “gjykatë partizane dhe për këtë duhet t’i vijë zor nga vetja”. Gjokutaj rreshtoi të gjitha pakënaqësitë kundër procesit duke kërkuar që dosja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Gjykata nuk e pranoi. Prokuroria thoshte se aktet janë sekret. Por aktet kanë dalë në media dhe është shuar kurioziteti për ta. Kërkuam që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese sepse nuk është gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë…me autorizimin e Ramës, sipas tij vazhdoi edhe gjyqi.
Parashtrimi ynë ishte i gjatë. Ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares, pasi relatoi që kërkesa për përjashtimin e gjyqtares për shkak të shkarkimit nga Berisha. Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Si duket ajo e di se kërkesa për përjashtim do të rrëzohet.
Nuk ka dispozitë që të detyrojë gjykatën që të vendosë mbikëqyrje policore. Gjykata duhet të vlerësojë edhe cilësinë e personit, të liderit të opozitës. Nëse do të vendosë kështu do të jetë vendim i rëndë.
Kjo ishte e barabartë me një gjykatë partizane që kanë qenë dikur. Kjo gjykatë i merr vendimet pa dëgjuar palët. Kjo është një gjykatë e urdhëruar politikisht, asaj duhet t’i vijë zor nga vetja” tha ai.