Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani paraditen e sotme ka zhvilluar një bisedë me gazetarët për disa nga dosjet më të nxehta që prokuroria ka në duar.
Çështja kryesore ishte dosja “Partizani” ku në orën 15:00 gjykata do të vendosë për fatin e Sali Berishës. Në këtë pikë Dumani ishte i qartë dhe i prerë.
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. Prokurorët vepruan sipas ligjit, tani dosja është në dorë të gjykatës”.
Kishte një paralajmërim për fraksionin që është ndarë dosja “Gërdeci” ku po hetohet për korrupsion. “Hetimet vazhdojnë. Kjo dosje nuk është në gjumë, por zgjuar” tha ai.
Po me inceneratorët çfarë do të ndodhë? “Hetimet po vijojnë, çështja nuk ka përfunduar”. I pyetur për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, Dumani tha se shkurt se “dosjet janë duke u hetuar”.
Për dosjen McGonigal, ku ka depozituar kallëzim kryetari i grupit të PD-së, Dumani tha se “Gazment Bardhi është informuar për hetimin i është kërkuar që të nënshkruajë për sekretin hetimor. Nuk mund të jap më shumë informacion. Hetimet vazhdojnë” tha ai.