-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Juristi i PD-së nxjerr dokumentin: Vula i takon Bashës

Kryesoret

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa deklaron se vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon nuk cenon legjitimitetin e drejtimit të partisë nga Lulzim Basha.

Ai ka nxjerrë dhe një dokument të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë këtë të enjte, 28 dhjetor, ku njihet Lulzim Basha si kryetar i PD. Sefa i bën thirrje Gjykatës së Lartë që të zbardhë sa më parë vendimin e plotë në mënyrë që Apeli të nisë sa më shpejt shqyrtimin e çështjes.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë, që detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe ti japë përgjigjë kërkesave të Partisë Demokratike, është i njëjtë me qëndrimin e mbajtur nga ana jonë para Gjykatës së Apelit.

Gjatë gjykimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo Gjykatë, kërkesë që nuk u mor parasysh.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cënon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe pregatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe ti japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe ti japë zgjidhje përfundimtare”, tha Sefa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit