Greqia nuk lëshon “pe” nga dosja Beleri. Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis deklaroi se “qëndrimi i qeverisë greke nuk ka ndryshuar. Pozicioni është specifik.
Ne besojmë se duhet kuptuar plotësisht dhe të respektohen të drejtat e Fredi Belerit, i cili është kryetar i zgjedhur ligjërisht. Për çështjen e betimit duhet të njihet rezultati zgjedhor, si dhe prezumimi i pafajësisë,” tha Marinakis.
Ai përshendeti hapin e qeverisë Rama për të larguar Jorgo Goron nga bashkia. “Fakti që kemi një deformim absolut, me mosbetimin e kryetarit të zgjedhor ligjor, ndërkohë që në detyrë është një kryebashkiak i rrëzuar me votë, tregon se ky është një paradoks. Nëse ky paradoks hiqet pjesërisht, është diçka që regjistrohet si pozitive.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kjo qeveri nuk bëjnë kompromis për çështjet e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Në këtë moment, qëndrimi grek është bërë qëndrim evropian” tha ai.
Kryetarin e komanduar në Himarë do ta zgjedhë Greqia? Hasani: Po flasim me Athinën…