-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i inxhinierit: Do të kemi një tërmet të fortë në Turqi

Kryesoret

Turqia në muajt e fundit është “shkundur” disa herë nga tërmetet. Por nuk mbyllet me kaq. Inxhinieri gjeofizik, Prof. Dr. Ahmet Ercan paralajmëroi se mund të ketë një tërmet me magnitudë 6 deri në 6.8 ballë mes Bolu-Gerede-Çankırı.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se, lëkundjet e ditës së djeshme ishin të magnitudës 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë zona e Çankirit. Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash.

“Tërmeti i 27 dhjetorit në Çankırı-Ilgaz, në orën 16.04 tregon se në këtë rajon shtrihet thyerja e Anadollit të Veriut. Në të ardhmen, ka një tendencë për një shkarkim M6.0-M6.8 midis Bolu-Gerede-Çankırı. Nuk e dimë kohëzgjatjen apo datën ekzakte, por duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë Ercan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit