SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike, nën udhëheqjen e prokurores Elida Kaçkini.
Mësohet se ky kontroll vjen pasi për “Delta Farma” është regjistruar një çështje e re penale, ku po hetohet edhe roli i ish-ministrit Ilir Beqaj.
Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive, dhe sesi janë lidhur kontratat.
Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.
Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj.
Kontrolle në këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj.
Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.
Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave./BalkanWeb