Gaston Glock, inxhinieri austriak që krijoi pistoletën Glock, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Ky model pistolete është ndër më të përdorurit në llojin e saj, që përdoret nga forcat e armatosura, personel i sigurisë, posedues të armëve me leje si dhe kriminelë në mbarë botën, shkruan Reuters.
Glock u bë tituj në lajme kur në vitin 2012 u botua një libër për biznesin e tij, divorci nga gruaja e parë në vitin 2011, dhe kur një bashkëpunëtor i tij në biznes tentoi ta vriste në fund të viteve ’90. Ai ishte një mundës profesionist dhe e goditi 7 herë në kokë me shkop gome, por Gaston Glock, në atë kohë 70 vjeç, u kundërpërgjigj dhe arriti ta hidhte në tokë sulmuesin.