-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i Gjykatës së Lartë: 24 mijë dosje stok, jemi te 2016-ta, për dy vite i heqim

Kryesoret

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një rezyme për vitin që po mbyllet e cilësoi të suksesshme punën e organit që drejton. Ai u shpreh se vetëm pak kohë më parë u plotësuan me 18 gjyqtarë dhe se për momentin kanë mbi 24 mijë dosje stok. Më pak fjalë, Sadushi tha se janë ende tek dosjet e vitit 2016. Premtoi se brenda dy viteve do të u jepet zgjidhje.

“Vetëm në harkun e tre vjet rimëkëmbjeje, numri prej 24.688 vendimesh ka tejkaluar backlogun, që rezulton i ulur ndjeshëm në 24.120 çështje. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka rezultuar i sukseshëm.

Për vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal. Gjatë këtij viti janë regjistruar 1.846 çështje të reja dhe sipas standardit ndërkombëtarë po kaq duhej të ishte edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7.848 vendime, pra, 4 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar.

Shumë shpejt do të konstatoni se pasi të kemi përfunduar shqyrtimin e çështjeve që i përkasin viteve 2017-2018, si vitet me numrin më të lartë të çështjeve të regjistruara, nuk do të ketë çështje që tejkalojnë afatet e arsyeshme të gjykimit. Mjafton t’i referohemi numrit të vendimeve të dhëna nga viti 2020, për të qenë besimplotë se për një periudhë afro dy vjeçare, backlogu prej 24.000 çështjesh do të konsiderohet si një reminishencë e të shkuarës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit