-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ma ktheni, ishte gjithçka që kisha prej tij”, historia prekëse e nënës që humbi kujtimin e vetëm nga i biri

Kryesoret

Kjo është historia prekëse e Kristina Silvestri një nënë italiane nga Venecia e cila tragjikisht ka humbur të birin e saj Marco i cili u vra në shkurt të vitit 2022 në moshën 19-vjeçare.

Prej asaj dite Cristina shkon në vendin ku humbi djalin e saj të vetëm çdo ditë tashmë, një ritual i cili e mbush me sadopak gëzim zemrën e saj të hidhëruar.

Një copëz lumturie e cila vazhdon tashmë prej dy vjetësh, por dhe një herë fati i bëri Kristinës një surprizë të hidhur.

Në fakt, me t’u kthyer në makinë, ajo kuptoi se çantën e lënë brenda e kishin vjedhur.

Përmbajtja më e çmuar është një smartphone në të cilin ai mbante foto dhe mesazhe audio të djalit të sajë.

“Më kthe telefonin – është apeli i saj në rrjetet sociale – ishte gjithçka që më kishte mbetur prej tij”.

Më vodhën çantën nga makina e parkuar,” thotë ajo, “dikush hapi derën anësore të pasagjerit dhe mori çantën, nuk e vura re dhe e kuptova më vonë. Kisha gjithçka në çantën time, por ajo që më intereson është celular.

Ajo që unë kërkoj është vetëm të kthej telefonin, aty janë të gjitha fotot dhe audion e djalit tim, të Markos. Është gjithçka që më ka mbetur nga fëmija im. Atje, në të njëjtin vend ku më hoqën Marco, ata vodhën kujtimin më të rëndësishëm që kam prej tij. Unë kërkoj vetëm këtë, telefonin, nëse dikush e gjen apo kushdo që e ka vjedhur, nëse e lexon, të lutem më jep vetëm telefonin”, përfundon ai.

Djali i Kristinës, Marko ishte duke studiuar të bëhej tenor në Konservatorin Benedetto Marcello në Venecia, ndërsa humbi jetën në një përleshje e cila rezultoi fatale në shkurt të vitit 2022.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit