-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvinjo flet për Europianin, Spanjës do i merrja…

Kryesoret

Në një intervistë për Marcan trajneri i kombëtares shqiptare Sylvihno ka folur për të gjithë eksperiencën e tij në Shqipëri.
Sylvinho tregon edhe pak nga rrugëtimi i tij me kuqezinjtë, jeta në Tiranë dhe shumë të tjera.
-Si përfundoi Sylvinho në Shqipëri?

“Ndodhi gjatë një darken ë Milano, e kuptova se bëhej fjalë për një ofertë të mirë në të gjitha termat. Më pas udhëtova në Tiranë dhe më pëlqeu. Filluam të punonim si të çmendur, aq shumë sa vetëm para pak kohësh zbulova bukurinë e papërshkrueshme të jugut. Nuk do ta kisha imagjinuar që do të punoja në Shqipëri, por bota e futbollit i ka këto. Ka raste kur firmos një kontratë pesëvjeçare dhe largohesh që në vitin e parë, e po ashtu ka raste kur firmos për një vit dhe qëndron për shumë vite”.

Ke folur shpesh për Botërorin, kërkon të jesh trajneri i parë që dërgon Shqipërinë në një Kupë Bote?

“Futbolli më ka mësuar se gjithçka lëviz shumë shpejt. Dua të punoj dhe t’i bëj gjërat mirë, por nuk e di për sa kohë. Dua që skuadra të mësohet me kompeticionet dhe garën. Dua që njerëzit të thonë se Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Duhet të jemi të bashkuar dhe të luajmë me zemër, kështu u kualifikuam në Europian. Ta shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”.

-Ndjesia e përballjes me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Euro 2024?

“Në këto gjashtë muaj ne do të punojmë si të çmendur, është një ëndërr më vete fakti që jemi në Europian. Por, duam më shumë, lojtarët kërkojnë më shumë. Do të testojmë veten për të kuptuar cilët jemi, është e qartë se bëhet fjalë për një grup shumë të vështirë, por do të mundohemi”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit