-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Synimi i Ramës është që Beleri të dënohet me çdo kusht

Kryesoret

Mediat greke nuk ndalen së shkruari për çështjen “Beleri”, një çështje që është kthyer në një pengesë në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Me rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit, qeveria shqiptare këmbëngul për vazhdimin e gjyqit simulues, duke mos lënë asnjë dyshim se synimi është të dënohet me çdo mjet kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në mënyrë që ai të hiqet nga detyra dhe kështu anulohen zgjedhjet në Himarë,” shkruan Protothema.

“Në seancën e Gjykatës, konspiracioni vazhdoi të zbulohej me rrëzimin e elementeve të rëndësishëm të aktakuzës dhe Gjykata caktoi seancën e re për datën 10 janar, ku Fredi Beleri mbeti në burg, ndërsa humbësi në zgjedhje Jorgo Goro vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie.

Dëshmia e një gazetari shqiptar në gjykatë mund të zbulojë pse dëshmitari i prokurorisë Avdyl Rama dhe vëllai i dëshmitarit kryesor të prokurorisë Arsen Rama, nuk u paraqitën në gjykatë.

Gazetari iu referua një interviste që i mori dëshmitarit, i cili deklaroi para kamerës se asnjëherë nuk i ishte ofruar asgjë në këmbim për të votuar Fredi Belerin dhe e vetmja marrëdhënie me kryebashkiakun e zgjedhur ishte për peshqit.

Në fakt, gazetari dëshmoi se i kishin thënë se vëllai i tij ishte i përfshirë. Me sa duket, frika e autoriteteve se vëllai i dëshmitarit kryesor të akuzës do të bëjë një deklaratë të tillë është arsyeja pse ai nuk është paraqitur në seancë përkundër urdhrit të supozuar të gjykatës.

Por gjatë seancës, autoriteti akuzues ka paraqitur edhe një foto ku dyshohet se Fredi Beleri bisedon me dëshmitarin kryesor të akuzës Arsen Rama (i cili ka pranuar se është financuar nga fondet sekrete të Policisë),” shkruan media greke ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit