-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meini heq Donald Trumpin nga fleta e votimit

Kryesoret

Të enjten Sekretarja e Shtetit të Meinit Shenna Bellows, një demokratevendosi të heqë ish-Presidentin Donald Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake presidenciale, në këtë shtet.

Me këtë vendim ajo bëhet zyrtarja e parë kryesore që administron ceshtje zgjedhore, e cila ndërmerr nje veprim të njëanshëm, e me pasoja të mundshme në garën e përgjithshme presidenciale.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të shtetit dhe zonja Bellows e pezulloi atë deri në një vendim të gjykatës mbi këtë çështje.

Zonja Bellows tha se zoti Trump nuk mund të kandidonte sërish për president, për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmendur pikën tre të amendamentit 14, që ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj.

Zonja Bellows e mori vendimin pasi disa banorë të shtetit, përfshirë një grup dypartiak ish-ligjvënësish, sfiduan përfshirjen e zotit Trump në fletën e votimit.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se do të depozitojnë së shpejti një ankim ndaj këtij vendimi që e quajtën “mizor”.

Vendimi i zonjës Bellows do të zbatohet vetëm për zgjedhjet paraprake të marsit në Mein, por mund të ndikojë në statusin e zotit Trump për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Vendimi ka të ngjarë të rrisë trysninë mbi Gjykatën e Lartë të vendit për t’i dhënë një përgjigje pikëpyetjeve të ngritura nëse zoti Trump kualifikohet për të garuar në mbarë vendin, bazuar në pikën tre të Amendamentit të 14 të Kushtetutës.

Tre nga 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë, shumica e të cilëve me pikëpamje konservatore jane emëruar nga zoti Trump./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit