-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“2024 do jetë më i mirë”, Pioli: Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik

Kryesoret

Milan fitoi ndaj Sassuolos në San Siro me rezultatin 1-0 teksa heroi i kuqezinjve ishte Christian Pulisic. Një fitore kjo që i bën kuqezinjtë të marrin frymë lirisht pas barazimit me Salernitanën ndërsa ambienti tashmë është më i qetë.

Pas sfidës, trajneri Stefano Pioli theksoi se ai nuk e ka ndjerë kurrë rrezikun e një shkarkimi të mundshëm ndërsa shtoi se viti 2024 do të jetë më i mbarë për Milanin e tij.

“Viti 2023 nuk ishte ashtu siç ne dëshironim, por besoj shumë se 2024 do të jetë më i mbarë. Shkarkimi? Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik dhe as që e kam menduar. Kurrë nuk kam thënë se kjo mund të ishte ndeshja ime e fundit, jam gjithmonë me mendjen te ndeshja e radhës dhe objektivi për të fituar në çdo rast.

Gjatë sezonit ka disa momente që janë me ulje e ngritje, megjithatë djemtë bënë një punë të mirë ndaj Sassuolos, kam në dispozicion një skuadër të ndërgjegjshme dhe që njeh aftësitë që zotëron.

Skuadra ka respektin e duhur ndaj meje, klubit dhe tifozëve, japin gjithmonë maksimumin. Shoqëria do të më besojë gjithmonë përsa kohë unë të jem në krye të Milan. Të trajnosh Milanin nuk është e lehtë pasi bëhet fjalë për një skuadër që synon të fitojë në çdo ndeshje,” u shpreh Pioli./ Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit