-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IA karakterizon vitin 2023, plumbat e fletëvotimet do ta ndryshojnë 2024-tën

Kryesoret

Si t’i përkufizojmë lajmet më të rëndësishme të vitit të fundit? Përgjigja e qartë në vitin 2023 është duke përdorur inteligjencën artificiale (IA). Në këtë frymë, u kërkova ChatGPT-së së OpenAI dhe Bardit të Google – dy prej mjeteve më të njohura gjenerative të IA-së – ta kryejnë punën për mua.

Përgjigjet e tyre dëshmojnë fuqinë e inteligjencës artificiale, por edhe mënyrat se si ajo ka të meta, në këtë rast, në lidhje me standardet redaktoriale në gazetari dhe në krahasim me redaktorët njerëzorë.

ChatGPT më tha se “si një IA, unë nuk kam qasje në kohë reale në ngjarjet e tanishme, apo në internet për t’i ditur ngjarjet specifike të vitit 2023”, para se të ma jepte “një skenar hipotetik bazuar në trendet dhe temat e tanishme”.

Skenari i saj shpresëdhënës përfshiu marrëveshjen e komunitetit global “për një varg masash gjithëpërfshirëse dhe radikale për t’i zvogëluar shumë emetimet e karbonit deri në vitin 2030”, përfundimin e suksesshëm të fazës finale të testimeve të një vaksine kundër kancerit nga shkencëtarët, dhe ndërmjetësimin e një marrëveshjeje nga Kombet e Bashkuara për t’iu dhënë fund tensioneve gjeopolitike në një rajon të paspecifikuar të botës.

Ah, sikur të ishte kështu.

Bardi ishte më shpresëdhënës dhe më i saktë, duke ma dhënë një përmbledhje të lajmeve nga lufta Rusi-Ukrainë (megjithëse ishte deri diku e paqartë se kur kishte nisur lufta), për atë se çfarë ndodhi me ekonominë globale, si dhe hollësi të zhvillimeve teknologjike, përfshirë IA dhe editimin e gjeneve. Nuk e përmendi luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit