Policia e Kosovës ka vendosur në pranga një person i akuzuar për kërcënim.
Siç mësohet i dyshuari kishte kërcënuar përmes telefonit kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari për momentin është në paraburgim.
“Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.