-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shumëkërkuar nga Zvicra, kapet në Itali i riu shqiptar që trafikonte kokainë si të ishe kafe

Kryesoret

Një 32-vjeçar shqiptar i quajtur Mario Marashi, është arrestuar nga policia italiane dhe pritet të ekstradohet drejt Zvicrës.

Kjo pasi i riu shqiptar akuzohet nga autoritetit gjyqësor zvicerian si një trafikant ndërkombëtar droge, këtë e raporton media italiane Corriere.it

Sipas prokurorit zviceran Cuno Tarfusser, ishte ai që importoi 500 kilogramë kokainë 100% të pastër, të gjetura të fshehura në një konteiner kafeje të identifikuar nga hetuesit në një platformë logjistike në Bazel.

Droga me sa duket ishte importuar nga Amerika e Jugut .

Akuzat nga autoritetet zviceriane bazohen edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit në zonë të shoqëruara dhe me audio në lidhje me bisedime për tregtinë e drogës, por që nuk janë bërë ende publike.

Hetimet nisën pasi në të njëjtën zonë ku shqiptari kryente trafikimin e drogës, u identifikuan gjurmë kokaine por në një kontejner tjetër, në të cilin u gjetën vetëm 40 kilogram drogë.

Vazhdimi i hetimeve me gjurmët “e freskëta” i çoi hetuesit në Busto Arsizo, zonë në të cilën Mario Marashi jetonte prej 10 vitesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit