Gjatë mbledhjes së sotme kryeministri Edi Rama foli për opozitën e cila edhe këtë vit sipas tij kishte një performancë të dobët e ndër të tjera foli për Lulzim Bashën.
Rama u shpreh se Lulzim Basha është në gjumë por edhe sikur të zgjohet nuk është se do sjelli ndonjë gjë të re.
Pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike zyrtare ku shprehet se për Ramën kush nuk vjedh është në gjumë.
Reagimi i plotë i PD-së zyrtare:
Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes, doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në rradhë në dyert e drejtësisë.
Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.
Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë.
Rama ironizon Bashën: Ai nuk dihet ku është, do jetë në gjumë