-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici troket tek dera! Procedura, si do të kontrollohet Berisha në shtëpi?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot të zëvendësojë masën e sigurimit nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Irena Goka, kryetare e kësaj gjykate, për të cilën avokatët e zotit Berisha kishin kërkuar përjashtimin nga trupa gjykuese, duke pretenduar një konflikt interesi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi një autorizim Kuvendit për të forcuar masën e sigurisë ndaj zotit Berisha, për shkak se ai për disa javë rresht refuzoi të përmbushte masën e parë detyrim paraqitje, duke e quajtur si antikushtetuese.

Gjykata e Posaçme urdhëroi deputetin Berisha të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Tani vendimi i kalon drejtorisë së policisë së Tiranës për të mbikëqyrur cdo ditë ish-kryeministrin duke trokitur në derë. Avokatët e Berishës thanë se ky vendim ishte i pritshëm për ta, dhe do të apelohet më tej brenda afatit ligjor, por kufizimet e komunikimit për një deputet janë, sipas tyre, të paligjshme, sepse duheshin bërë me një autorizim nga Kuvendi.

Ish kryeministri nën hetim Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, gjatë të cilave SPAK-u dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit