-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho tjetër arritje në arenën ndërkombëtare, IFFHS e rendit të tetin në botë

Kryesoret

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho Kombëtarja shqiptare po kalon një ndër momentet më të mira në historinë e saj.

Një fushatë kualifikuese për në “Euro2024” e mbyllur në mënyrën më pozitive të mundshme, kreu i grupit dhe një vend në europian.

Për më tepër tekniku brazilian brenda pak kohësh ka njohur mjaftë mirë lojtarët e tij dhe karakteristikat e tyre, një grup i bashkuar, që përcjell një futboll ofensivë dhe të bukur.

Ndër të tjera aventura me Shqipërinë mund të vlerësohet si dhe pika më e lartë në karrierën e brazilianit si trajner, të paktën deri më tani.

Një sukses i cili nuk ka kaluar pa u vënë re dhe në arenën ndërkombëtare.

Nga IFFHS, Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll,  Sylvinho është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese.

Trajneri i Shqipërisë mban vendin e 8-të, në një renditje e cila udhëhiqet nga emra të mëdhenj si Lionel Scaloni i Argjentinës, i ndjekur nga Deschamps dhe Roberto Martinez i Portugalisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit