Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim Paraqitje” në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij ku banon tani, e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Këtë vendim e ka marrë gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën u tha se është kërkuar përjashtimi nga avokatët e Berishës, por kjo gjë nuk u konfirmua nga GJKKO.