Zbardhen detaje të reja nga dosja e Ilir Beqajt që dyshohet dhe po hetohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK-ut restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e Beqajt. Në dosje janë dhe bisedat e përgjuara. Beqaj komunikonte me telefonin e shoferit të tij.
Faturat fiktive janë të shumta që janë lëshuar. SPAK ka zbuluar fakte se si funksionin jo vetëm lëshimi i faturave fiktive për të përfituar lekë, por edhe skemat e korrupsionit për kompanitë që merrnin fonde nga Agjencia Strategjike për Menaxhimin e Fondeve (SASPAC).
Përgjimet/ SPAK: Ja si e fshehu dhe kontrollonte Beqja restorantin në Tiranë
Të përfshirë në këtë zinxhir ishte restoranti “GZONA”, që “de facto” SPAK deklaron se pronar ishte Ermal Kurtulaj, besnik i ish-ministrit por me përfitues fundor Ilir Beqajn. EUSAIR, që ishte programi ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj ka pranuar fatura të shumta fiktive.
Restoranti dhe makina/ SPAK: Ky është njeriu i besuar ku Beqja fshehu pasurinë
Në një prej rasteve evidentohet një faturë fiktive e lëshuar nga Kurtulaj për subjektin tregtar “Luga e Arte” 259000 lekë. SPAK i ka ndjekur dhe përgjuar hap pas hapi. Po ashtu tregohet edhe takimi që Kurtulaj ka pasur me administratoren e subjektit tregtar, Dhurata Thanasi. Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.
“Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me nipt L61501022A, nr. cel. 069*******, me emin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.
Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Sherbim Kateringu” ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj 068******* ka patur komunikimin me nr: cel. 69******** (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin “B Smart” dhe ti coje ne WhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia.
“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…
Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.
Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar “Masha” te rruga e “Kosovarëve”. Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit “Bar MASHA”, ndodhur nẽ rrugën e “Kosovarëve”, Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj.
Përgjimet/ “Shpejt se po ikën Iliri…”! Manovra me 35 mijë Euro e njeriut të Beqajt
Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar “Masha”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.
Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, “Dhurata THANASI” NIPT: L61501022A dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023” thuhet në dosje.
FOTO/ Ky është restoranti “Gzona” tek Kalaja e Tiranës që dyshohet se e ka Beqja