-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është restoranti “Gzona” tek Kalaja e Tiranës që dyshohet se e ka Beqja

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po e hetojnë Ilir Beqajn në të gjitha krahët me dokumente por edhe me përgjime, të cilat i konfirmoi dje edhe avokati i ish-ministrit, Ermal Yzeiraj. Socialisti nuk po hetohet vetëm për tenderat e shëndetësisë, por edhe për postin e fundit ku ka drejtuar agjencinë e fondeve të BE-së dhe pasurinë. Në një nga dosjet kundër tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre dalin në dritë edhe emrat e disa personazheve që dyshohet se kanë bashkëpunuar me ish-deputetin socialist.

Në dosje përmendet një restorant me emrin “Gzona” tek Kalaja e Tiranës me administrator Gazmend Prengën, aty del edhe emri i Ermal Kurtulajt. Ky personazh nga përgjimet e SPAK-ut dhe BKH-së ka rezultuar se menaxhon restorantin në Tiranë në emër të ish-ministrit, i cili organizonte aty konferenca apo aktivitete të ndryshme me fondet e agjencisë që drejtonte. Ermal Kurtulaj ishte koordinatori i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që drejtohej nga Beqja.

Përgjimet/ “Shpejt se po ikën Iliri…”! Manovra me 35 mijë Euro e njeriut të Beqajt

“Nga pergjimi i komunikimeve te kryera nga shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se ai ështe i perfshire nè punët e restorantit duke patur keshtu interesa pasurore mbi këte restorant. Ai interesohet vazhdimisht per mbarevajtjen e ketij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit te restorantit, shtetasit të quajtur Gazmend Prenga.

Dyshohet se personi nën hetim Ermal Kurtulaj vepron në kete restorant per llogari te shtetasit Ilir Beqaj, dyshimet të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e ketyre subjekteve, duke shmangur cdo perfshirje te ketij shtetasi Ilir Begaj si me administratorin ashtu me ortaket dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpermjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Begaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet” thuhet në dosje.

“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit